Site icon Telegrafi

Lukashenkos po ia kthejnë shpinën edhe miqtë: Ambasadori bjellorus në Sllovaki dha dorëheqje pasi mbështeti fillimisht protestuesit

Ambasadori i Bjellorusisë në Sllovaki, i cili mbështeti protestat kundër Aleksandër Lukashenkos, ka dhënë dorëheqje dhe agjensia AP-së shkruan se kjo lëvizje tregon një mosmarrëveshje në rritje me politikën zyrtare në vend në një nivel të lartë qeverisës.

Ambasadori Igor Leshchenya tha në një intervistë se ishte një “veprim logjik” pasi siguroi video mbështetëse për protestat, të cilat kanë vazhduar në vend që nga 9 gushti, pas zgjedhjeve presidenciale në të cilat presidenti aktual fitoi mandatin e gjashtë, transmeton Telegrafi.

Në atë njoftim, Leschenya shprehu solidaritet me të gjithë ata që dolën në rrugët e Bjellorusisë për të shprehur mendimin dhe pozicionin e tyre në mënyrë paqësore, dhe theksoi se ishte i tronditur nga veprimet e policisë ndaj protestuesve, raporton euronews.

Leschenya i tha portalit të pavarur Bjellorusi Tut.by se ai, si ambasadori i emëruar nga presidenti, pritet të ndjekë politikën që mbron Lukashenko.

Ambasadori tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë beson se i kaloi kufijtë me qëndrimin e tij civil.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, nuk ka nënshkruar ende dorëheqjen e ambasadorit në Sllovaki.

Leschenya, 52 vjeç, është zyrtari i parë i lartë i qeverisë që mbështet protestat kundër Lukashenkos. /Telegrafi/

Exit mobile version