Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka urdhëruar drejtuesit e policisë që të ndalojë protestat në vend, veçanërisht në kryeqytetin Minsk.
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, ky urdhër duket se paralajmëron një përshkallëzim të situatës në vend, pas rreth dy javë protesta kundër sundimit të tij.
Ai gjithashtu urdhëroi autoritetet të rrisin sigurinë në zonën kufitare për të parandaluar hyrjen e “luftëtarëve dhe armëve”, raporton zeriamerikes.
Po ashtu disa punonjës të mediave shtetërore që hynë në grevë si pjesë e protestave, nuk do të lejohen të kthehen në punët e tyre.
Këto masa nga ana e presidentit të Bjellorusisë vijnë në një kohë kur Bashkimi Europian po diskuton për situatën. Opozita në Bjellorusi thotë se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara.