Site icon Telegrafi

Lukashenko thotë se Bjellorusia është ‘autoritare’

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko e pranoi të enjten se ai drejton një shtet autoritar, por pretendoi se nuk kishte të burgosur politikë në vendin e tij të izoluar.

“Po, sistemi ynë i pushtetit është më i ashpër. Unë madje nuk e përjashtoj fjalën “autoritar”, tha Lukashenko për AFP në një intervistë ekskluzive në kryeqytetin Minsk.

Grupi i të drejtave të Bjellorusisë Viasna thotë se vendi aktualisht ka 1,259 të burgosur politikë, transmeton Telegrafi.

Por Lukashenko hodhi poshtë “pretendimet e qindra” njerëzve të burgosur dhe pretendoi se “askush nga opozita” nuk po mbahej aktualisht në burg.

Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, u përpoq të portretizonte të gjithë kundërshtimin ndaj sundimit të tij si një komplot të mbështetur nga Perëndimi.

Ai kritikoi bjellorusët që morën pjesë në protestat historike kundër rizgjedhjes së tij të diskutueshme në vitin 2020.

“Këta njerëz folën kundër shtetit. Jo kundër autoriteteve — kundër shtetit dhe kombit të tyre”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version