Site icon Telegrafi

Lukashenko për BBC: Nuk i kam ftuar emigrantët për të hyrë në BE

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i ka thënë BBC-s se është “absolutisht e mundur” se forcat bjelloruse i kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, por mohon që emigrantët janë ftuar për të hyrë në BE.

“Unë mendoj se kjo është absolutisht e mundur. Ne jemi sllavë. Ne kemi zemër. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani”, ka thënë ai në një intervistë ekskluzive për BBC, që u zhvillua në pallatin presidencial të Minskut.

“Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë”, ka potencuar Lukashenko.

Megjithatë, udhëheqësi i Bjellorusisë ka mohuar të ketë ftuar mijëra emigrantë për të provokuar krizë kufitare, transmeton Telegrafi.

“Unë iu thashë atyre se nuk do t’i arrestojë emgirantët në kufi, dhe nëse ata vazhdojnë të vijnë tani e tutje unë nuk do t’i ndaloj ata, sepse ata nuk po vijnë në vendin tim, por në vendin tuaj”, u shpreh ai.

“Kjo është ajo që dua të them. Por nuk i kam ftuar këtu. Dhe të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë përmes Bjellorusisë”, ka deklaruar mes tjerash Lukashenko. /Telegrafi/

Exit mobile version