Lukas Mandl do të kandidojë për eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Miku i Kosovës, ishte zëri kryesor në këtë institucion evropian. Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve, e po ashtu tashmë është duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ai do të mundohet të sigurojë ulëse në Parlamentin Evropian, aty ku është me mandat që nga viti 2017.
Për të mbështetur austriakun në rrugëtimin e tij, javën e ardhshme do të mbahet edhe tubim në Baden bei Wien, nga shqiptarët e Austrisë.
Ky event mbështetet nga Shoqata “17 shkurti”./kp/