Telegrafi

Lukarovska në takime me hotelierët nga Shtipi, bisedon për projektin ‘TVSH-ja ime’

Hotelierët nga qyteti i Shtipit sot pasdite kishin takim me drejtoren e Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Lukarovska

Lukarovska thotë se qëllimi i takimeve të tilla është të dëgjohet mendimi i hotelierëve për punën e DHP-së, si dhe kontrollet që i bëjnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I dëgjuam përshtypjet e projektit ‘TVSH-ja ime’, të shohim nëse me të vërtetë ka kërkesë më të mëdha për dhënien e llogari fiskale. Dëgjuam me cilat probleme ballafaqohen”, tha Lukarovska.

Ajo theksoi se me fillimin e projektit ‘TVSH-ja ime; në terren ka 100% më shumë rritje të kontrolleve në objekte të hotelerisë dhe firmave, dhe se po veprojnë sipas denoncimeve nga qytetarët që nuk kanë marrë llogari fiskale./Telegrafi/