Një nga temat që qeveria dhe opozita janë përplasur këto ditë është se si po mbushet buxheti i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paratë e para nga kthimi i TVSH-së do tu kthehen qytetarëve në dhjetor të këtij viti. Qytetarët do të kenë mundësinë të shohin se sa para do t’u kthehen atyre përmes aplikacionit. Drejtoresha Sanja Lukarevska, për “Kanal5”, tha se është e kënaqur me mënyrën se si është zbatuar masa deri më tani. Aplikacioni ka 150.000 përdorues deri më tani, ndërsa numri po rritet. Ka pasur qarkullim prej 4.5 miliardë denarë.
Lukarevska hedh poshtë pretendimet e opozitës për mos mbledhjen e taksave. Ajo thotë se të ardhurat personale nga tatimi, në krahasim me vitin 2015 janë rritur për 43.43%, dhe buxheti është në gjendje të mirë. Dëshmi për këtë është kthimi i TVSH-së për kompanitë e cila u rrit me 54% në krahasim me vitin 2016.
Sipas të dhënave të DAP-it, pas fillimit të projektit “Tatimi im”, qytetarët po raportojnë 100% më shumë parregullsi. Administrata, thonë nga atje, ka rritur kontrollet e saj, por për kompanitë është së pari një paralajmërim dhe më pas një ndëshkim./Telegrafi/