Inspektori i arrestuar i Drejtorisë për të Ardhura Publike, i cili kërkoi ryshfet prej 300 eurove, është në të vërtetë ish-udhëheqës i Drejtorisë Rajonale të DAP Tetovë.
Këtë e konfirmoi sot drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, e cila falënderoi biznesmenin që paraqiti rastin.
“Është e qartë se bëhet fjalë për rast të izoluar e cila shpesh shfaqet në shoqëri. Në DAP jemi plotësisht të përkushtuar për funksionimin e ndershëm, transparent dhe të ligjshëm të të gjithë inspektorëve dhe kontrolluesve tatimorë”, tha Lukarevska./Telegrafi/