Site icon Telegrafi

Lukaku tregon si u befasua për të mirë nga Solskjaeri që në stërvitjen e tij të parë si trajner i Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka befasuar për të mirë Romelu Lukakun në ditën e parë të stërvitjes.

Belgu tregoi se si trajneri norvegjez tashmë e kishte studiuar profilin e tij dhe po e ndihmon shumë që të rritet si lojtar.

“Lëvizjet e mençura dhe gjërat e tilla, por shikohet qartë se ai e di se çfarë tip i sulmuesit jam”.

Romelu Lukaku dhe Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes ndaj Newcastle Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se që në ditën e parë kur erdhi, ai tashmë kishte analizuar lojën time dhe isha i befasuar. Më ka ndihmuar shumë dhe mezi po pres të vazhdojë punën me atë”.

“Ai më flet gjatë gjithë kohës dhe kjo më pëlqen, ai luan në një mënyrë që mua më pëlqen dhe gjithashtu edhe pjesës tjetër të skuadrës”.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit të mahnitur nga mënyra se si Mane vendosi Lukakun në pozitë jashtë loje, që në fund rezultoi me anulim goli për Djajtë e Kuq

“Tani po kënaqemi më futbollin, por ai dëshiron dhe të fitojë dhe gjithashtu dhe ne”, ka thënë Lukaku.

Solskjaer ka fituar pesë ndeshjet e para në krye të Man Utd dhe belgu ka treguar paraqitje të mira, Djajtë e Kuq po të duken një skuadër krejt ndryshe. /Telegrafi/

Exit mobile version