Telegrafi

Lukaku thyen bankën rezervë dhe pastaj shpërthen në lot pasi e eliminoi Belgjikën me rastet e humbura

Pas dramës së madhe në pjesën e dytë, Kroacia barazoi 0-0 me Belgjikën dhe u kualifikua në mesin e 16-të më të mirave të botës.

Belgjika ishte dominuese në pjesën e dytë, pati disa raste fantastike dhe Kroacia mund të falënderojë dy lojtarë për një pikë të madhe që mori.

I pari Josko Gvardiol, i cili e mbajti vetë mbrojtjen e Kroacisë dhe Romelu Lukakut.

Është e pabesueshme që sulmuesi i njohur belg ka humbur aq shumë raste. Shtylla, më pas edhe disa goditje nga tre apo katër metra… Thjesht nuk mundi të godiste portën e zbrazët.

Pas ndeshjes, ai shpërtheu në lot duke ditur se gabimet e tij e kishin kthyer Belgjikën në shtëpi.

Ai theu stolin e Belgjikës dhe më pas shpërtheu në lot. Ai u ngushëllua nga ndihmës trajneri i Belgjikës, Thierry Henry.

Në ndeshjen e dytë, Maroku mundi Kanadanë me rezultat 2-1 dhe fitoi vendin e parë në grup. /Telegrafi/