Sulmuesi i njohur belg, Romelu Lukaku, ka thënë se do ta ketë fanellën me numrin 9 te Manchester Unitedi.
Lukaku ka luajtur me numrin 10 në të kaluarën, u mendua se do ta marr fanellën e lënë zbrazët nga Wayne Rooney.
Por ai e ka preferuar numrin e lënë bosh nga Zlatan Ibrahimovici.
24 vjeçari e ka bërë të ditur se për të marrë numrin 9, ka marrë edhe lejen e Zlatan Ibrahimovicit.
“Unë gjithmonë kam pyetur nënën time për numrat dhe kam luajtur me numrin 10 pasi ditëlindja e nënës time është më 10 tetor, në muajin e 10 të vitit”.
“Kjo ishte arsyeja pse kam luajtur me numrin 10. Tani e kam kërkuar numrin 9-të se jam sulmues”.
“Sulmuesit luajnë me numrin 9, është një numër i mirë, dhe unë mora lejen e Ibrahimovicit për atë numër. Unë e falënderoj atë që më lejoj ta marrë numrin e tij”, ka thënë Lukaku.
Lukaku erdhi nga Evetoni për 75 milionë funte. /Telegrafi/