Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ka shpëtuar mirë pasi ka shmangur një dënim pasi që goditi të shtunën pasdite mbrojtësin e Brightonit, Gaeten Bong.
Futbollisti belg që u ble për një shifër prej 80 milionë euro nuk do të ballafaqohet me ndonjë veprim retrospektiv për incidentin me mbrojtësin kundërshtar gjatë fitores 1-0 të Unitedit ndaj Brightonit.
Lukaku goditi dy herë me këmbë mbrojtësin Bong, pasi dy lojtarët ishin në një duel në zonë, por gjyqtari Neil Swarbrick nuk e pa këtë veprim të belgut.
Si rezultat, një panel i tre ish-gjyqtarëve të Ligës i shqyrtoi pamjen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri për të këshilluar nëse ata e konsideronin atë si një shkelje të dërguar.
Vendimi duhej të ishte unanim për një akuzë që duhej të sillej dhe në mënyrë të qartë nuk ishte ashtu dhe Lukaku u shpëtua nga ndëshkimi.
Sulmuesi tani është i lirë dhe nuk do t’i mungon asnjë ndeshje Djajve të Kuq.
Belgu pritet të jetë gati për përballjen e nesërme (e martë) në Watford (28 nëntor) dhe Arsenalit (2 dhjetor).
Lukaku gjithashtu do të jetë gati edhe për derbin e Manchesterit kundër udhëheqësve të ligës Man City në Old Trafford më 10 dhjetor. /Telegrafi/