Telegrafi

Lukaku shkruan historinë te Belgjika

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku bëri histori më mbrëmjen e së enjtes duke u bërë lojtari i parë që shënoi 50 gola për Belgjikën.

Lukaku gjeti rrjetën në ndeshjen kualifikuese në Euro 2020 kundër San Marinos në minutën e 28-të, pastaj shpejt shtoi edhe një tjetër për të gjetur golin e 51-të.

Ai e arriti këtë rekord të madh në vetëm 83 paraqitje me kombëtaren belge.

Fitorja e thellë 9-0 mbylli matematikisht kualifikimin tutje të Belgjikës në Euro 2020.

Mbrojtësi i krahut të Atalantas, Timothy Castagne gjithashtu gjeti golin në këtë përballje.

Rezultati 9-0 i lejoi Belgjikës të barazonte rekordin e tyre si fitorja më e lartë ndërkombëtare. /Telegrafi/