Telegrafi

Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit

Romelu Lukaku ka kaluar Belgjikën në epërsi ndaj Rusisë, ndërsa golin ia ka dedikuar bashkëlojtarit të tij te Interit, Christian Eriksen, i cili pati një sulm gjatë ndeshjes së Danimarkës ndaj Finlandës.

Belgjika ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Rusisë të vlefshme për Grupin B në Euro 2020.

Është sulmuesi i fuqishëm, Lukaku, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë e belgëve 1-0.

Goli i Lukakut erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes.

Ky gol i sulmuesit pati një dedikim të veçantë për danezin Eriksen, i cili ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.

“Chris, qëndro i fortë, të dua”, ishin fjalët e Lukakut drejtuar kamerës gjatë festës së golit të tij ndaj Rusisë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >