Menaxheri i Manchester United, Romelu Lukaku tha se klubi duhet të vendosë për të ardhmen dhe nuk dëshiron të merret me thashetheme.
Lukaku realizoi 12 gola në sezonin e fundit në Ligën Premier dhe mediat spekuluan se belgu mund të largohet nga klubi dhe të shkojë te Interi.
I pyetur nëse do të ishte futbollist i Manchester Unitedit edhe sezonin e ardhshëm, Lukaku u përgjigj “Klubi duhet të vendosë”.
“Ekipi duhet të deklarohet, nuk dua të merrem me ndonjë thashetheme. Unë luaj futbollin tim”, tha sulmuesi.
Lukaku u transferua nga Evertoni në United në vitin 2017, kur trajner ishte Jose Mourinho gjersa kontrata i mbaron pas tre vjetëve.
Pavarësisht nga një sezon i keq, lojtari shënoi mesatarisht nga një gol për çdo ndeshje dhe ishte golashënuesi i 12-të më i mirë i ligës elitare angleze. /Telegrafi/