Telegrafi

Lukaku i ngazëllyer me fitoren ndaj Baselit

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka treguar ngazëllim të madh pas fitores ndaj Baselit.

Ai u shpreh se të gjithë te United po punojnë për të fituar.

Djajtë e Kuq nuk patën aspak probleme ndaj Baselit në takimin që u zhvillua në Old Trafford.

Ndër golashënuesit u listua edhe Romelu Lukaku.

“Jam i ngazëllyer me këtë fitore. Të gjithë po punojnë shumë fort”.

“Është një punë në progres e tutje, por ne po bëjmë mirë”, potencoi Lukaku.

Belgu po tregon formë të jashtëzakonshme për Djajtë e Kuq në këtë fillim të sezonit. /Telegrafi/