Telegrafi

Lukaku në top formë: Përderisa njerëzit flasin, unë përgjigjem vetëm në fushë

Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari me rezultat 4-1, duke treguar formë të lartë.

Romelu Lukaku edhe në këtë takim ishte ylli i skuadrës, pasi ka shënuar dy gola dhe shfaqi një ndeshje të mirë.

Megjithatë belgu thotë se Roma është Romë dhe nuk mund të thuhet se Roma është e Lukakut.

“Jo, Roma është Romë. Duhet të përmirësohemi, jemi në një pozitë të vështirë, por po rritemi. Ne duhet të bëjmë më mirë për tifozët dhe për qytetin”.

“Ne kemi një popull të tërë pas nesh. Jam i lumtur për fitoren”, tha Lukaku për DAZN.

Tutje ai tha se përderisa njerëzit flisnin gjëra të pavërteta për të, ai po i përgjigjet në mënyrën më të mirë në fushë.

“Unë jam profesionist. Kam punuar këtë verë ndërsa njerëzit po flisnin. Unë tregoj se çfarë mund të bëj në fushë”, u shpreh Lukaku.

Në tetë ndeshje zyrtare me fanellën e Romës, Lukaku ka shënuar shtatë gola, pesë në Serie A dhe dy në Ligën e Evropës. /Telegrafi/