Telegrafi

Lukaku fillon stërvitjen me Unitedin (Foto/Video)

Romelu Lukaku kreu ditën e hënë seancën e parë stërvitore me fanellën e Manchester United, skuadër në të cilën u transferua nga Everton.

24-vjeçari firmosi një kontratë pesë vjeçare me anglezët, me opsionin për zgjatjen e saj edhe me një vit, e cila mendohet të ketë arritur vlerën e 97 milionë dollarëve.

Në këtë mënyrë belgu automatikisht pozicionohet si lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e United, pas Paul Pogba që iu bashkua këtij ekipi një vit më parë për vlerën e 116 milionë dollarëve.

Njëkohësisht ai është afrimi i dytë i Manchesterit për këtë merkato verore pas Victor Lindelof që u transferua nga Benfica për shifrën e 40 milionë dollarëve, transmeton SS.

I gjatë, me një strukturë të mirë formuar e të fortë, sulmuesi Lukaku rreshtohet për herë të dytë nën urdhrat e Mourinhos, i cili në 2014 kur drejtonte Chelsean ia shiti atë Evertonit. Në të vërtetë kampionët aktual të Ligës Premier kërkuan sërish të rikontraktonin Lukakun këtë verë edhe pse nuk e arritën këtë objektiv.

Sezonin e kaluar 24-vjeçari ishte golashënuesi i dytë më i mirë i Ligës Premier duke shënuar plot 25 gola. Aktualisht sulmuesi ndodhet me ekipin e tij të ri në Los Angelos ku po stërvitet për pjesëmarrjen në Champions Cup.