Mbrojtësin i Leicester, Christian Fuchs, ka thënë se Romelu Lukaku është një ‘Hercules’ , ndërsa Jamie Vardy ka një gojë të madhe.
Austriaku ka kaluar në Ligën Premier në vitin 2015 nga Schalke, ndërsa e ka fituar një titull me klubin anglez.
Fuchs ka folur për sulmuesin e Manchester United, Lukakun.
“Nëse qëndron pas Romelu Lukakut e kupton se kush është”.
“Ai është një Hercules dhe forca e tij është e madhe. Disa lojtarë të Ligës Premier janë makineri”.
Lojtari foli edhe për yllin e skuadrës së tij Leicester, Jamie Vardy.
“Ai është i mirë, por edhe i çmendur, ka një gojë të madhe. Fjalët i kthen në vepra”, ka thënë Fuchs për Vardyn. /Telegrafi/