Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku ka pranuar se do të ishte një ëndërr nesë do të luante në Serie A.
Juventusi dhe Interi janë lidhur me Lukakun në javët e fundit, dhe ylli belg pretendon se ai mund të ketë luajtur tashmë për Bianconerët.
“Kur u largova nga Chelsea kam pasur rastin të shkoj në Juventus”, ka thënë fillimisht 25-vjeçari për Sky Sport Italia.
“Nuk e di pse, por nuk e ndjeva. Diçka nuk më bindi. Të nesërmen, Conte u largua nga Juventusi”.
“Serie A është një ëndërr, do të ishte me të vërtetë një ëndërr të luaj. Shpresoj se mund të luaj atje një ditë, edhe pse tani jam i fokusuar te Unitedi dhe përfundimi në katërshe”.
Lukaku më pas tregoi kujtimin e tij të parë të futbollit, i cili përfshinte dy klube italiane.
“Ishte finalja e Kupës UEFA ndërmjet Interit dhe Lazios më 1998”.
“Kur pashë se si Ronaldo e kaloi portierin, kuptova se nëse doja të bëhesha një profesionist, do të duhej të stërvitja shumë fortë”, përfundoi Lukaku. /Telegrafi/