Site icon Telegrafi

Lukaku me dy gola ndaj Hullit vendos rekord historik te Evertoni

Evetoni fitoi ndaj Hull Cityt me rezultat 4-0.

Dy golat e fundit në këtë fitore të vendasve i shënoi Romelu Lukaku, të dy në minuta shtesë të takimit.

Me këtë rast belgu bëhet lojtari i parë që shënon 20 gola në sezon për Evertonin në histori të Ligës Premier.

Vlen të theksohet se Gary Lineker kishte shënuar 30 gola në sezonin 1985/86, por atëherë kampionati elitar anglez kishte format tjerë.

Aktualisht Everotni renditet në vendin e gjashtë me 50 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version