Site icon Telegrafi

Lukaku i disponueshëm për Belgjikën, e nis nga bankina ndeshjen ndaj Marokut

Ylli i Interit, Romelu Lukaku është i disponueshëm për Belgjikën, por starton në bankinë takimin kundër Marokut.

Sulmuesi i Nerazzurrëve ka luftuar me lëndime këtë sezon, duke luajtur vetëm pesë ndeshje në nivel klubi që nga rikthimi i tij në huazim nga Chelsea.

Ai u bashkua me ekipin e tij kombëtar në Katar pavarësisht një dëmtimi muskulor dhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez sugjeroi të shtunën se ‘Big Rom’ do të jetë në dispozicion kundër Marokut, pavarësisht se nuk ishte mjaftueshëm në formë për të filluar.

Lukaku pritej të mungonte në tre ndeshjet hapëse të fazës së grupeve për Djajtë e Kuq, por mund të paraqitet në ndeshjen e fundit të Grupit F kundër Kroacisë javën e ardhshme.

I huazuari nga Chelseat bëri paraqitjen e tij të fundit konkurruese për Interin më 29 tetor, duke ardhur nga stoli në pjesën e dytë të një përballje në Serie A kundër Sampdorias.

Sot në stol është edhe ylli i Milanit, Charles De Ketelaere, ndërsa objektivi i kuqezinjve Hakim Ziyech nis nga minuta e parë për Marokun.

Belgjika mundi Kanadanë 1-0 në debutimin e saj në “Katar 2022” të mërkurën, ndërsa Maroku mbajti Kroacinë në barazim 0-0. /Telegrafi/

Exit mobile version