Romelu Lukaku ka pohuar se Seria A po i afrohet Ligës Premier për nga cilësia.
Sulmuesi belg ka kaluar nëntë vite në Angli dhe tani është në vitin e pestë në Itali.
“Seria A po i afrohet Ligës Premier , kam kaluar nëntë vjet në Angli dhe tani jam në vitin e pestë në Itali”, ka deklaruar Big Rom.
“Duhet të jem i sinqertë, duhet të shikojmë rezultatet e skuadrave italiane në garat evropiane”.
“Në Ligën e Konferencave, Fiorentina arriti dy herë në finale, dhe Roma e fitoi atë, Atalanta fitoi Ligën e Evropës dhe Inter gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar më tej belgu.
Lukaku është aktualuisht pjesë e Napolit, ku iu ribashkua me Antonio Conten në verën e vitit të kaluar nga Chelsea. /Telegrafi/