Romelu Lukaku i ka akuzuar disa nga bashkëlojtarët për humbjen që e pësoi Manchester United ndaj Sevillës.
Djajtë e Kuq u eliminuan me rezultat 2-1 nga Liga e Kampionëve.
“Disa gjëra nuk shkuan mirë me disa lojtarë, ndërsa disa lojtarë fshehshin në fushë”.
“Zhgënjimi është shumë i madh, pasi e nisëm shumë mirë lojën, pastaj ua lamë kontrollin e lojës”.
“Kishim disa gjysmë raste, por nuk shënuam dhe pastaj ata shënuan golin e parë”.
“Që nga ai moment u përpoqëm ta ndiqnim ndeshjen, por ata shënuan të dytin dhe ishte goditje e madhe. Në fund ne vazhduam të sulmonim, por nuk ishte e mjaftueshme”.
“Duhet të kishim bërë më mirë për shkak të cilësisë që kemi në ekip, duhet të kishim kaluar tutje. Nuk e merituam sepse nuk ishim të mirë”, ka thënë Lukaku.
United sezonin e shkuar e kishte fituar Ligën e Evropës, por në Ligën e Kampionëve, skuadrat mbesin më të forta. /Telegrafi/