Telegrafi

Luka Romero thyen rekordin 80-vjeçar në La Liga, bëhet lojtari më i ri që debuton

Në ndeshjen e Real Madridit ndaj Mallorcas është thyer një rekord i madh në kampionatin spanjoll, La Liga, plot 80-vjeçar.

Real Madridi fitoi pa shumë vështirësi ndaj Mallorcas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Përveç fitores së Realit dhe rikthimit të pozitës së parë nga Mbretërit, edhe një lajm tjetër bëri bujë të madhe nga ky takim.

Luka Romero u bë lojtari më i ri në historinë e La Ligës kur u fut në lojë për Mallorcan në ndeshjen kundër Real Madridit të mërkurën mbrëma.

Meksikani, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Argjentinën në ekipet e moshave, hyri në fushë në moshën vetëm 15 vjeç dhe 219 ditë.

Paraqitja e Romeros mposht rekordin e mëparshëm të La Ligas të mbajtur nga Sanson, i cili luajti për Celta Viga në moshën 15 vjeç dhe 255 ditë në sezonin 1939/40.

Romero, i cili lindi në Meksikë nga një baba argjentinas, luajti gjashtë minutat e fundit të ndeshjes plus kohën shtesë në Estadio Alfredo Di Stefano. /Telegrafi/