Telegrafi

Luka Romero, talenti që i solli tri pikë Lazios në ndeshjen e fundit – pse Juventusi duhet të ketë kujdes nga ai në derbi

17-vjeçari Luka Romero është një nga emrat më e ri që po shkëlqejnë në futbollin italian, duke shënuar në ndeshjen e fundit të Lazios ndaj Monzas, ku me golin e tij u mbyll kjo përballje.

Talenti ka filluar ta tregojë vetën, ndërsa Lionel Messi ia kishte rekomanduar adoleshentin Paris Saint-Germain që ta blinin.

Biancocelestët nënshkruan me talentin argjentinas nga RCD Mallorca verën e kaluar për rreth 200 mijë euro, pasi ishte debutuesi më i ri në La Liga.

Romero i impresionoi menjëherë Maurizio Sarrit në kampin stërvitor parasezonal dhe fitoi një vend në ekipin e parë, duke bërë një pjesë të vogël të paraqitjeve në kryeqytetin italian.

Romero iu dha shansi i tij më i madh deri më tani nën drejtimin e Sarri në ndeshjen e Lazios kundër Monzas dje, duke hyrë në pjesën e parë në vend të Matteo Cancellieri .

17-vjeçari dukej tepër emocionues në fushë dhe lëvizja e tij e zgjuar bëri që të shënojë golin e tij debutues me Biancocelestët në minutën e 69-të.

Rritja e 17-vjeçarit e bëri atë të marrë një ftesë nga Lionel Scaloni në kampin stërvitor të ekipit të parë të Argjentinës në fillim të këtij viti, ku ai u takua dhe punoi së bashku me Messin.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte aq i impresionuar sa i sugjeroi PSG-së të nënshkruante me adoleshentin gjatë verës.

Romero qëndroi në kryeqytetin italian dhe Lazio tani po punon për ta lidhur me një marrëveshje të re afatgjatë.

Presidenti Claudio Lotito së fundmi ka thënë se “ai është dhe do të jetë e ardhmja e Lazios”.

Ai mund të ketë minuta edhe ndaj Juventusit, të dielën në mbrëmje në derbin e kësaj jave dhe skuadra e Max Allegrit duhet të jetë syçelë.  /Telegrafi/