Telegrafi

Luka Modric nuk ftohet, Marco Asensio rikthehet ndaj Gironas

Real Madridi ka zbardhur emrat e lojtarëve për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Copa del Reyt.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Gironas me rezultat 4-2 dhe një hap larg gjysmëfinales në garën e parë të këtij sezoni.

Trajneri Santiago Solari ka udhëtuar drejt katalunisë pa disa prej yjeve të skuadrës pasi që ka dashur t’i pushoj para sfidës kampionale me Alavesin.

Luka Modric dhe Brahim Diaz nuk janë ftuar nga strategu argjentinas që tashmë ka në sirtar një trofe, përkatësisht titullin e kampionit të botës për klube.

Por, madrilenët do ta kenë ndihmën e Marco Asensios si dhe Keylor Navasit, të cilët janë rikthyer pas lëndimeve të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Realit

Alvaro Odriozola do ta zëvendësoj në krahun e djathtë të mbrojtjes Dani Carvajalin, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin Montillivi dhe pritet të startojë në ora 21:30. /Telegrafi/