Mesfushori kroat Luka Modric vazhdon të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Real Madridit.
Luka Modric fitoi trofeun e tij të 28-të si lojtar i Real Madridit pas fitores 3-0 ndaj Pachuca-s në finalen e Kupës Ndërkontinentale FIFA.
Ai tani është lojtari më i trofeshëm i Los Blancos i të gjitha kohërave, pasi ka fituar më shumë trofe se çdo lojtar tjetër.
🏆 2️⃣8️⃣ 🏆
👏 @LukaModric10 has won more titles than any other player in @RealMadridEn history!#WorldCham9ions | #RealFootball pic.twitter.com/bJHpSsuViP— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) December 18, 2024
Mesfushori kroat ka një trofe më shumë se Dani Carvajal , i cili nuk mundi të luante në Kupën Ndërkontinentale për shkak të një dëmtimi.
Ai gjithashtu ka kaluar me lehtësi lojtarët si Nacho Fernandez, Marcelo dhe Karim Benzema për sa i përket trofeve të fituara.
Modric ka fituar gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës që kur mbërriti te Real Madrid. /Telegrafi/