Kosova nesër do të takohet me kombëtaren kroate për kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”.
Para takimit në konferencën për shtyp ka folur edhe kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, i cili ka vlerësuar lartë përfaqësuesen tonë.
Madje, mesfushori i Real Madridit ka pohuar se Kosova ka lojtarë të shpejtë dhe luan më mirë si mysafirë.
“Kosova është e forte dhe me teknike të madhe. Kosova ka lojtar të shpejtë. Na frikëson fakti se ata luajnë më mirë si mysafirë se sa si vendas. Kjo na shkakton probleme të mëdha. Por, ne duhet te marrin një rezultat pozitiv para ndeshjes me Turqinë”, ka thënë ndër të tjerash Modric.
Edhe trajneri Ante Cacic ka pohuar se Kosova ka ekip të mirë dhe kualitativ pavarësisht rezultateve që ka arritur deri më tani në kualifikimet.
Kujtomë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin shkodran “Loro Boriçi”, Kroacia ka triumfuar me rezultat të thellë prej 6-0.
Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit Zagreb, “Maksimir” dhe pritet të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/