Real Madrid ka njërën nga, nëse jo mesfushën më të thellë në futbollin botëror aktualisht.
Këtë sezon Jude Bellingham i është shtuar emrave si Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Federico Valverde, Toni Kroos, Luka Modric dhe Dani Ceballos.
Këtu mund të përfshihet edhe Arda Guler, edhe pse ai duket më shumë gjasa të përdoret në krahë të sulmit apo si sulmues i dytë.
Ndërsa ky është padyshim një problem i mirë për Carlo Ancelottin, do të varet nga ai që të sigurojë që të gjithë të mbeten të lumtur – diçka që ai zakonisht është i aftë për ta bërë këtë.
Megjithatë, me vetëm një lojë e vetme të luajtur tashmë dhe raportet e para të pakënaqësisë po shfaqen.
Sipas Mundo Deportivo, Luka Modric tashmë po bëhet i paduruar me rolin e ri, si rezervistë në bankën rezervë.
37-vjeçari filloi vetëm një herë gjatë katër ndeshjeve të tyre në parasezon, dhe kundër Athletic Bilbao të shtunën, Ancelotti inkuadroi Camavingan, Tchouamenin, Valverden dhe Bellinghamin përpara tij.
Modric e pa veten vetëm 10 minuta në aksion deri në fund, pasi u inkuadrua në minutën e 80-të në vend të Vinicius Junior.
Kroati po e vlerëson situatën dita-ditës, por pasi ka rinovuar marrëveshjen e tij në qershor deri në verën e vitit 2024, kroati ka bërë të ditur se do të mendojë të largohet në janar nëse gjithçka vazhdon siç ka nisur.
Duket e pamundur që Modric, i cili zakonisht konsiderohet profesionist i madh, të bëjë ndonjë gjë të nxituar në lidhje me të ardhmen e tij.
Por, kështu është ‘kafsha e tij’ konkurruese brenda ajo që e ka çuar atë kaq larg në karrierën e tij. Nuk mund të imagjinohet se do të jetë i kënaqur në stol, në një mënyrë apo tjetër. /Telegrafi/