Luka Modric u bë lojtari me më shumë paraqitje i të gjitha kohërave te Kroacia pas fitores 1-0 kundër Qipros në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Modric barazoi rekordin e Darijo Srna në fillim të kësaj jave dhe ai kaloi rekordin e mbrojtësit sot (e shtunë) duke bërë paraqitjen e tij të 135-të për vendin e tij.
Mesfushori i Real Madridit është bërë njëri nga lojtarët më të mirë të vendit të tij që kur fitoi ndeshjen e tij të parë në mars të vitit 2006.
©️👑 @lukamodric10 is now #Croatia's most capped player (135) – hats off, captain! 🎩🎇#BeProud #LM135 #Vatreni🔥 pic.twitter.com/BlBFaBlXwE
— HNS (@HNS_CFF) March 27, 2021
Karriera ndërkombëtare e Modric
Pasi bëri debutimin e tij në vitin 2006, Modric ka vazhduar të luajë 135 herë për Kroacinë, duke shënuar 16 gola ndërsa ka luajtur në tre Kampionate Evropiane dhe tre Kupa të Botës.
Koha më e mirë e mesfushorit erdhi në vitin 2018 kur ai udhëhoqi Kroacinë deri në finalen e tyre të parë të Kupës së Botës, ku u mposhten 4-2 nga Franca.
Megjithatë, Modric fitoi Topin e Artë si lojtari më i mirë i Kupës së Botës dhe më vonë do të fitonte edhe çmimin më të madh individual, Topin e Artë. /Telegrafi/
🎉 The captain, the legend: @lukamodric10 breaks #Croatia's all-time appearances record! 🔝
👕1⃣3⃣5⃣
⚽️1⃣6⃣#BeProud #LM135 #Vatreni🔥 pic.twitter.com/VEGtG0uxK7— HNS (@HNS_CFF) March 27, 2021
🇭🇷 Luka Modrić = Croatia's most capped player with 135 caps 👏
His best international moment? 🤔#WCQ pic.twitter.com/U3kooUnF6x
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) March 27, 2021