Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës fitoren 2-0 ndaj Atalantas në Varshavë, duke vazhduar dominimin në garat evropiane.
Golin e parë e shënoi Federico Valverde në minutën e 59-të pas një asistimi të shkëlqyer të Vinicius Junior, ndërsa pas disa minutash Kylian Mbappe shënoi pas asistimit të Jude Bellingham për fitoren e mbretërve.
Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric (38) luajti nga minuta e 77-të, kur u fut në vend të Rodrygos, duke vazhduar me fitimin e trofeve.
Ky trofe i solli Modricit titullin e lojtarit më të dekoruar në historinë e Real Madridit me 27 trofe të fituar, pasi më herët ishte Nacho Fernandez që kishte njëjtë trofe sa kroati, por mbrojtësi me eksperiencë u largua nga klubi këtë verë, kështu që mbeti me 26 trofe.
Most trophies in Real Madrid history:
◉ Luka Modrić – 27
◎ Nacho – 26
◎ Karim Benzema – 25
◎ Marcelo – 25Luka Modrić has the most titles in Real Madrid HISTORY! pic.twitter.com/G5Wwh6r5om
— 𝒍𝒊𝒍𝒄𝒉𝒊𝒃𝒘𝒊𝒃𝒘𝒊 𝑫𝒂 𝒗𝒊𝒏𝒄𝒊 (@fahdswaleh) August 14, 2024
Modric tani është i vetëm në vendin e parë. Fituesi i “Topit të Artë” i vitit 2018, ka luajtur 535 ndeshje për Los Blancos.
Arie Haan, Paolo Maldini, Dani Alves, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Dani Carvajal, së bashku me Modric, ndan vendin e parë në listën e lojtarëve me më shumë trofe në Superkupën e Evropës.
Këta futbollistë e fituan katër herë secili. Pas fitores së sonte, Modriç dhe Carvajal janë rekordmenët me pesë Superkupa Evropiane të fituara. /Telegrafi/