Telegrafi

Luka Modic bëhet lojtari i dytë më i trofeshëm i Real Madridit

Luka Modric u bë futbollisti i dytë më trofeshëm në historinë e Real Madridit pas fitores ndaj Barcelonës me rezultat 4-1 në Riad të Arabisë Saudite.

Mbretërit fituan Superkupën e Spanjës dhe ky është trofeu i tij i 24-të i kroatit me Real Madridin, ashtu si Nacho Fernandez.

Tani ata janë vetëm një trofe larg rekordmenëve, Marcelo dhe Karim Benzema, të cilët i kanë fituar nga 25 secili.

Modric ka fituar 3 tituj të Spanjës, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa Spanjolle, 5 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa Evropiane dhe 5 Kupa të Botës për Klube me Realin nga viti 2012 deri më sot.

Në aspektin individual ai e ka fituar edhe një Top të Artë në karrierën e tij. /Telegrafi/