Site icon Telegrafi

Luka Mishetiq emërohet mbrojtësi kryesor i Hashim Thaçit

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Emërimi i Mishetiq u bë pasi administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, kishte ndërprerë shërbimet e Gregori Kihou, transmeton Telegrafi.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregori Kihou dhe Xho Rider si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Mishetiqin si kryembrojtës të ri të të akuzuarit”, bëhet e ditur në njoftimin e bërë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lexo po ashtu Trupi gjykues miraton tërheqjen e Kehoes si mbrojtës kryesor i Thaçit

Ndryshe, para disa ditësh, trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, kishte miratuar tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale të Hagës thuhet se vendimi është marrë të mërkurën e 14 shkurtit 2024./Telegrafi/

 

Exit mobile version