Telegrafi

Luka Modric përfundon në gjykatë

Luka Modric është tani njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Por, mesfushori kroat është personi më i urryer në Kroaci, pasi në vitin 2008 ishte transferuar tek Tottenhami duke e tradhtuar Dinamo Zagrebin së bashku me ish trajnerin e tij, Zdravko Mamic.

Mamic akuzohet se i ka fshehur taksat ne shitjen e Modric tek skuadra angleze, ku që të dy janë paraqitur në gjykatën e Kroacisë, në të cilën anëtari i Real Madridit ka thënë se ai ishte në konfuzion dhe se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur, transmeton orainfo.

Shumë tifozë kroat e kanë kritikuar se si Modric u pasurua në kurriz të Dinamo Zagrebit, pasi familja e tij nuk ishte shumë e pasur dhe gjatë luftës ishte në një kasolle.