Telegrafi

Luka Doncic zgjodhi basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave – ai e anashkaloi idhullin e tij

Luka Doncic foli para mediave para ndeshjes parasezonale mes Dallas Mavericks dhe Minnesota Timberëolves në Abu Dhabi, dhe gjithashtu foli se kush mendon se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në NBA.

Kur u pyet për lojtari më të mirë të të gjitha kohërave në basketboll, Luka u përgjigj shkurt dhe nuk shpjegoi më tej qëndrimin e tij.

“Ai është Michael Jordan”, ka thënë Doncic.

Përgjigja mund të jetë logjike për shumëkënd, por gjithsesi befason shumë fansa duke marrë parasysh admirimin e madh që slloveni ka për LeBron James.

Slloveni e kujton ende momentin që përjetoi si fillestar në një ndeshje kundër LA Lakers, duke u siguruar që në fund të ndeshjes të merrte fanellën e idhullit të tij.

Luka ka treguar vazhdimisht se është besnik ndaj LeBronit, por kur bëhet fjalë për zgjedhjen e më të mirëve të të gjitha kohërave, ai nuk heziton të zgjedhë Michael Jordan.

I pyetur për pesëshen më të mirë të të gjitha kohërave, Doncic nuk mundi të vendoste:  “Nuk e di, më duhet të mendoj për këtë, nuk e di”, ka thënë Luka. /Telegrafi/