Telegrafi

Luka Doncic tregon se u keqtrajtua gjatë kthimit në vendlindje

Ndoshta në vitin e parë ai ka arritur statusin yll në parket NBA, por në aeroporte ai ende ka të njëjtin trajtim si njerëzit e zakonshëm.

Luka Doncic ditë më parë edhe zyrtarisht është shpallur “Rookie” më i mirë e vitit në ligën NBA. Ai mori çmimin në ceremoninë e ndarjes që u mbajt në Santa Monica, California.

Pas kësaj, ai vendosi të kthehej në vendlindje, në Slloveni, por rruga nuk i ka shkuar ashtu siç kishte planifikuar.

Linja ajrore ia ka ndërlikuar jetën basketbollistit, por edhe familjen së tij dhe këtë e zbuloi 20-vjeçari përmes Twitterit.

“Asnjëherë më keq nuk jam trajtuar se sot nga ndonjë kompani ajrore. Kam rezervuar bileta biznesi për veten dhe familjen time. Por Lufthansa nuk i ka respektuar ata, na kanë kaluar në klasën ekonomike. Nuk e kam idenë se pse na marrim paratë e biletave të klasës së biznesit. Faleminderit!”, Doncic shkroi në llogaritë e rrjeteve sociale. /Telegrafi/