Site icon Telegrafi

Luka Doncic mendoi se ishte një shaka e 1 prillit kur u shkëmbye nga Dallas, tregon se çfarë i tha LeBron

Ylli slloven i basketbollit Luka Doncic iu drejtua mediave për herë të parë pas bashkimit me Los Angeles Lakers. 

Doncic u pyet menjëherë se çfarë mendonte për vendimin e Dallasit për ta shkëmbyer atë me Anthony Davis. 

“Është vendim i tyre dhe nuk kam asnjë koment për të. Nuk e di se çfarë kanë bërë. Absolutisht asnjë histori që nuk do ta pranoj kontratën nuk është e vërtetë”. 

“Sinqerisht, ishte e vështirë në fillim, u ndjeva sikur kishte kaluar një muaj edhe pse ishin vetëm dy ditë. Ishte shumë emocionale dhe e vështirë, dhe sot është shumë më mirë dhe jam i lumtur që jam këtu. Këtu është Lakers. Një “një nga ekipet më të mira në historinë e basketbollit”, deklaroi slloveni, i cili tha se dëshiron të fitojë titullin kampion. 

Doncic po ashtu tha se ishte i befasuar, por se mezi po priste të luante për klubin më të famshëm të NBA-së. 

“Kur u zgjova, nuk mund ta besoja dhe mendova se ishte dita e 1 prillit. Këto janë momente të vështira për mua, por unë kam mundësinë të luaj për klubin më të madh në botë dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme, mundësi për mua”, deklaroi Luka me sinqeritet. 

 

Ashtu siç pritej, ka pasur edhe një pyetje për të luajtur me LeBron James. 

“Një ëndërr e realizuar. Gjithmonë e kam admiruar LeBron dhe ka shumë gjëra që mund të mësoj prej tij. Mendoj se të dy do t’i bëjmë më të mirë shokët tanë të skuadrës, do t’i ndihmojmë të gjithë sepse jemi basketbollistë jashtëzakonisht inteligjentë. Jam i emocionuar të punojmë së bashku dhe të përmirësohemi çdo ditë”, nënvizoi Doncic. 

 

Së fundi, ai zbuloi se çfarë i tha LeBron kur mori vesh se ata do të bëheshin shokë skuadre. 

“Ai më telefonoi menjëherë. Ai ishte në Nju Jork dhe ne nuk folëm shumë, sepse ai më tha se e dinte se si ndihesha dhe ishte mirë që ai më telefonoi menjëherë dhe më mirëpriti në Los Anxhelos”, përfundoi Doncic.  

Sipas burimeve pranë Lakers, debutimi i tij mund të jetë të hënën e ardhshme në shtëpi kundër Jazz ose dy ditë më vonë në Utah. /Telegrafi/  

Exit mobile version