Në shpalljen e fituesve të çmimeve individuale do të duhet të presim për fundin e sezonit dhe kremtimin në Los Angelos më 24 qershor, por liga NBA ka filluar të zbulojë fituesit e çmimeve të tjera.
Kështu që mbrëmjen e kaluar u bë edhe zyrtare ajo që ishte e qartë nga fillimi i sezonit – Luka Doncic ishte përfshirë në pesëshen më të mirë të “rookie”.
Reprezentuesi slloven dhe konkurrenti i tij kryesor ishte, Trae Young, i cili gjithashtu gjeti veten në këtë pesëshe me një maksimum prej 200 pikësh.
Luka Doncic was unanimously selected to the 2018-19 NBA All-Rookie First Team.
Doncic is the third consecutive Maverick rookie that has been named to one of the All-Rookie teams, but he is the first to make the First Team since Jason Kidd made it in 1994-95. pic.twitter.com/yMA5tLqxBv
— All Things Mavs (@All_Things_Mavs) May 21, 2019
Kjo është hera e parë që nga sezoni 1984/85 që në pesëshen e parë të futen pesë lojtarët që u përzgjodhën si të parë në draftin e NBA-së. Ishte gjenerata e Michael Jordanit, Hakeem Olajuwon dhe Charles Barkley, të rrumbullakosura nga Sam Bowie dhe Sam Perkins.
Pos, asit të Dallas Maverciksit si dhe basketbollistit të Atlanta Hawks, në pesëshen e parë janë edhe qendra e Phoenixut dhe zgjedhja e parë e Draftit, Deandra Ayton dhe dy qendrat e krahut – Jaren Jackson Jr. nga Memphis dhe Marvin Bagley III nga Sacramento.
Në pesëshen e dytë u gjenden Shai Gilgeous-Alexander dhe Landry Shamet nga L.A. Clippers, Colin Sexton nga Cleveland, Mitchell Robinson nga New York dhe Kevin Huerter nga Atlanta. /Telegrafi/