Luka Doncic vazhdon të bëjë histori në sezonin e parë në NBA.
Në ndeshjen ndaj Sacramento Kings, ku Dallas Mavericks fitoi me rezultat 121-125, lojtari slloven realizoi ‘triple-double’ e shtatë rresht në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kjo ka bërë që lojtari të barazoi figurën mitike të Magic Johnson, i cili si “rookie” mbante rekordin e më së shumti ‘triple-double’ në histori.
https://twitter.com/bobbykaralla/status/1110731764815806464
Theksojmë se lojtari që ka më së shumti pikë, asistime dhe kërcime dyshifrore është Oscar Robertson (27) dhe Ben Simmons (12).
Ish-lojtari i Real Madridit përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 12 kërcime dhe 12 asistime në 36 minuta të lojës.
Ndryshe, pos Doncicit edhe Dwight Powell gjithashtu u dallua në ekipin teksasian me 21 pikë dhe 13 kërcime në të cilën shtoi edhe katër bllokada. /Telegrafi/
Spin cycle. 🔄 @luka7doncic pic.twitter.com/kBaJaOt1Gi
— Dallas Mavericks (@dallasmavs) March 27, 2019