Telegrafi

Luiza Hasani së shpejti me këngë të re

Këngëtarja e re nga Prizreni, Luiza Hasani, së shpejti do të publikojë këngën e saj të parë.

Ajo ka konfirmuar se gjithçka është gati që kënga e saj e titulluar “S’ta fali” do të publikohet me videoklip, transmeton zeri.info.

Kënga është punuar nga Chipsi kurse klipin e ka realizuar produksioni Imagine Films.

Si artiste e re, Luzia po bashkëpunon me Urban Entertainment.

Më parë ajo është prezantuar duke interpretuar këngët e yjeve të njohura.