Telegrafi

Luiza Gega nuk arrin dot kualifikimin në finalen e madhe të Parisit

Atletja shqiptare, Luiza Gega nuk arriti dot të sigurojë kualifikimin për në finalen e madhe të Parisit.

Ajo mbylli garën e saj të 3000 metra me pengesa ne vendin e 9-të me kohën e regjistruar prej 9:27:41.

Pas një nisje të mirë në start, në mesin e garës Luiza nuk mundi të ruajë dot ritmin, duke humbur grupin e 5 të parave që siguronin kualifikimin.

Me gjithë përpjekjet në xhiron e fundit Luiza Gega nuk arriti të shkonte më lart se vendin e nëntë, duke mbyllur kështu përfaqësimin e Lojërat Olimpike, të tretat në karrierë për Luiza Gegën.

E para në baterinë e Gegës ishte atletja nga Bahreini, Winfred Yavi, e cila si lidere e përfundoi me kohën e regjistruar prej 9:15:11./Telegrafi/