Site icon Telegrafi

Luiza Gega fituese e maratonës në Prishtinë

Olimpistja shqiptare Luiza Gega ka fituar maratonën e Prishtinës të dielën.  Gega triumfoi në garën 42 kilometra me kohë 2:35:07 orë, duke vendosur rekord kombëtar.

Gega, kampione olimpike në 3000 metra me pengesa, garoi në “Paris 2024” në këtë disiplinë, por nuk arriti në finale.

“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua”.

“Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici. Prisja konkurrencë më të madhe. Vajzat nga Kenia janë shumë të mira”.

“Kam vrapuar me një vajzë që ishte në 21 kilometra, kur ajo u kthye më erdhi keq të ulja ritmin dhe vazhdova. Sot më shumë erdha për ta përshkuar distancën”.

“Në kilometrin e 35-të pata pak vështirësi, por që e kalova. Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, tha Gega.

Në konkurrencën e meshkujve vendet e para i zunë atletët nga Kenia./Telegrafi/

Exit mobile version