Luiza Gega, atletja që barti flamurin e ekipit olimpik shqiptar, një prej shpresave për medalje, është eliminuar nga lufta qysh në garën e parë të vrapimeve 3000 metra.
Gega e përfundoi garën e 16-ta, duke mos arritur kualifikimin tutje.
Në vendin e parë përfundoi Beatrice Chepkoech nga kenia.
Në vendin e dytë ishte Emma Coburn.
Në vendin e tretë doli Ghribi Habiba nga Tunisia, shkruan Telegrafi.
Kështu, përfundon aventura edhe e Gegës, shpresës së vetme olimpike shqiptare. /Telegrafi/