David Luiz do të vazhdojë të mbetet te Chelsea edhe për një kohë të gjatë.
Mbrojtësi brazilian ka rilindur me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sarri.
Pas rikthimit në Londër nga PSG, Luiz ka qëndruar më shumë në bankën rezervë sa ishte Antonio Conte trajner i Chelseat.
Por ardhja e Sarrit ka ndryshuar gjërat dhe Luiz është bërë ndër lojtarët kryesor të klubit londinez në mbrojtje.
Mediat angleze kanë raportuar se klubi ka filluar kontaktet me lojtarin për një kontratë të re.
Kontrata aktuale e Luiz skadon në qershor të vitit 2019 dhe duket se braziliani do të vazhdoj të mbetet edhe më tej në Stamford Bridges.
Për 31-vjeçarin Chelsea ka bërë gati një kontratë katër vjeçare e cila do ta mbante Luizin në Londër deri në vitin 2022.
Ish-anëtari i Benficës dhe PSG-së ka shprehur gatishmërinë të vazhdojë me Chelsean edhe për shumë vite. /Telegrafi/