Telegrafi

Luiz: Nuk mund t’i them jo Realit

“Unë jam shumë i impresionuar nga këto gjëra. Reali dhe Benfica janë nga klubet më të mira të botës. Unë dua të mbaj në mend se duhet ta jetoj çdo ditë, ju nuk mund ta jetoni ëndrrën nëse nuk punoni çdo ditë me përkushtim”.

“Reali është emri në gojën e të gjithë fëmijëve në botë. Është maja, institucioni më i mirë në histori pa kurrfarë dyshimi, një klub fanella e të cilit ka prekur historinë dhe që lojtarët duan ta veshin atë. Shikoni te Kaka dhe Ronaldo, të cilët janë lojtarët më të mirë në botë dhe të cilët kanë aq uri dhe vullnet për ta veshur atë fanellë”.

“Nëse Benfica dëshiron të më shesë, atëherë pse jo? Jam krenar që po lidhem me Realin. Kush do t’i thoshte jo?”, deklaroi Luiz për AS. /Telegrafi/