Neymar pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germain.
Vetëm një vit pasi u transferua te parisienët nga Barcelona për shumën rekord 222 milionë euro, duket se braziliani i ka ditët e numëruara në Paris.
Kështu mendon edhe bashkëkombësi i lojtarit, Luis Gustavo, i cili luan te rivali i nënkampionit aktual francez, Marseille.
“Për Ligu1 1 është shumë e rëndësishme që të qëndrojë këtu Neymar”, tha Luiz Gustavo.
“Ka shumë mundësi që ai të ndryshojë klub gjatë afatit kalimtar të verës pasi ndihet i pakënaqur”, tha futbollisti brazilian.
Neymar beson se nuk do ta fiton kurrë Topin e Artë nëse qëndron në një ligë ku nuk ka konkurrencë të fortë.
Futbollisti aktualisht është duke rrimarë veten pas një lëndimi të pësuar javë më parë, e cila do ta mbaj jashtë fushave të blerta edhe për rreth dy muaj. /Telegrafi/