Luis Suarez ka zgjedhur mes Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes, se cili nga ta do të jetë sulmuesi më i mirë në botën e futbollit.
Sulmuesi i Atletico Madridit e ka emëruar norvegjezin si një lojtar që duhet të përcaktojë etapën e tij, derisa i tha Marca-s: “Ai është lojtar i mrekullueshëm, në një nivel spektakular. Ai është aktualisht në mesin e numrave 9 më të mirë”.
I pyetur direkt se a o ta zgjidhte Haalandin apo Mbappe, Suarez tha: “Jam më shumë për Haalandin, por edhe Mbappe është i nivelit të lartë”.
Ylli i Borussia Dortmundit dhe ai i Paris Saint-Germain janë duke shkëlqyer në këtë sezon dhe shumë kush i shikon si pasues të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Mbappe është një hapë përpara Haalandit edhe në moshë, pasi është 18 muaj më vjetër, gjersa ka fituar Kupën e Botës, derisa ky i fundit si 20-vjeçar po thyen rekorde me gola, duke parashikuar një gjë të madhe për vitet e ardhshme në futboll.
Kur jemi tek Luis Suarez, uruguaiani ka arritur në kuotën e 500 golave në karrierë, pasi shënoi në fitoren 1-0 të Atletico Madridit ndaj Alavaesit në fundjavën e kaluar. /Telegrafi/