Luis Suarez ka folur për bisedën telefonike që kishte me trajnerin e Barcelonës, Ronald Koemanin, në verën e vitit 2020, ku i kishte thënë se ai nuk kishte të ardhme në klub, telefonatë që zgjati vetëm 40 sekonda.
34-vjeçari shënoi ndaj Barcelonës në fundjavën e kaluar, ku shënoi në fitoren e Atletico Madrid 2-0 ndaj katalanasve, ku Suarez bëri një festë me thirrje telefonike.
“Thirrja nga Koeman për të më thënë se [nuk isha në planet e tij] zgjati 40 sekonda, nuk është mënyra për t’i thënë lamtumirë një legjende”.
Who's Luis Suarez calling? 🤔 pic.twitter.com/AmqBfpHWFX
— GOAL (@goal) October 2, 2021
“Fillimisht më tha se nuk isha në planet e tij, dhe më pas më tha se nëse nuk e zgjidh kontratën time do të luaja kundër Villarrealit”.
“Atij i mungonte personaliteti për të më thënë qartë nëse nuk më donte apo ishte klubi që nuk më donte mua”, ka thënë Suarez gjatë një interviste në kanalin e Gerard Romero në Teitch.
Tutje Suarez u ndal edhe në momentin kur Lionel Messin e informoi Barcelonën se ai donte të largohej nga klubi atë verë.
“Ishin ditë shumë të vështira për shkak të gjithçkaje që i dhashë klubit”.
“Fola me Sofjen [gruaja e Suarezit] dhe Leon pas telefonatës. Ishte një vit i komplikuar”.
“Messi kërkoi të largohej dhe mua po më largonin. Të dy familjet tona kishin një kohë shumë të keqe”, ka treguar Suarez. /Telegrafi/