Site icon Telegrafi

Luis Suarez shënon golin e parë për Nacional, por humb edhe një penallti

Luis Suarez u rikthye në vendlindje te Nacional pas 16 viteve të kaluara në Evropë me klube si Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Insistimi i klubit dhe tifozëve të Nacionalit i mbushën mendjen 35-vjeçarit të rikthehej në shtëpi, ndërsa ai sot luajti ndeshjen e parë në kampionatin uruguaian.

Nacional fitoi 3-0 në “Gran Parque Central” përballë Rentistas. Suarez u fut në fushë në pjesën e dytë dhe ia doli të shënojë menjëherë, teksa humbi edhe një penallti.

Sulmuesi tundi rrjetën në minutën e 59’ me një goditje me kokë pas një harkimi nga këndi.

Suarez pati një shans të artë të realizonte edhe golin e dytë personal gjashtë minuta përpara fundit, por penalltia e gjuajtur prej tij u prit nga portieri.

Sulmuesi i njohur kërkon të mbajë formën lartë që të jetë gati për Katar 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version